GJKKO dënon me 6 muaj burg ish kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Shqipëria

GJKKO dënon me 6 muaj burg ish kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 23:02
Bashkim Dedja

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi me 6 muaj burg ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

SPAK kërkoi një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë. Por togat e zeza të GJKKO-së vendosën 6 muaj burg, që do t’i konvertohet në një vit shërbim prove.

SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur disa nga pasuritë e tij te formulari i vetëdeklarimit. Dedja është gjyqtari i parë që dënohet nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese kaloi shkallën e parë, por u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelit.

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mos justifikim të pasurive, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat