Sobotka: Shqipëria, punë të shkëlqyer me reformën në drejtësi

Shqipëria

Sobotka: Shqipëria, punë të shkëlqyer me reformën në drejtësi

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 19:56
Wolfgang Sobotka

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka deklaroi sot se, Shqipëria ka bërë një punë të shkëlqyer sa i përket reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij në seancën e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, Sobotka tha se, “marrëdhëniet Shqipëri- Austri në nivelin parlamentar janë të gjata dhe të qëndrueshme dhe karakterizohen nga një stabilitet i vazhdueshëm. Vetëm vitin e kaluar ne kishim grupin e miqësisë nga parlamenti ynë këtu tek ju, të cilët sollën me vete përshtypjet më të mira nga vendi juaj”.

Duke folur për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, Sobotka tha se, “e kemi shumë të qartë, që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. Dhe në vitin 20024 janë anëtarësuar disa vende nga Ballkani në BE. Dhe në fakt pamë që menjëherë ato ishin në qendër të Europës, në zemrën e saj dhe aty u ndërgjegjësuam për rolin tonë, se çfarë roli kemi ne në historinë e Europës”.

Parlamenti austriak dhe unë personalisht mendoj që e kemi shumë të qartë kontributin tonë”, theksoi Sobotka, i cili falënderoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për përurimin e Punishtes së Demokracisë, që  është hapur që në muajin shkurt dhe që numëron afro 900 të rinj dhe fëmijë që njihen tashmë me strukturat dhe me proceset e demokracisë dhe me detyrat e parlamentarëve.

“Demokracia jeton nga angazhimi i qytetarëve sepse gjëja me thjeshtë që ata kanë për të bërë është të shkojnë për të votuar, por është e vështirë ta mbash nivelin e votuesve”, u shpreh Sobotka.

Ai theksoi se, “për Austrinë është shumë i rëndësishëm angazhimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ju keni bërë një punë të shkëlqyer sa i përket reformës në drejtësi”.

Ne, vijoi ai, “nuk duhet ta harrojmë Ballkanin, ta nxjerrim Ballkanin jashtë fokusit. Përkundrazi na duhet përpjekje akoma dhe më e madhe që ta çojmë këtë proces përpara.

“Ne do të bëjmë gjithçka për t’ju mbështetur ju dhe në procesin screening. Është në natyrën e parlamentarizmit që mazhoranca dhe opozita të kenë mendime të ndryshme, por edhe ju, ashtu sikurse ne, mendojmë që kur bëhet fjalë për Europën, jemi të gjithë për një qëllim të përbashkët dhe kjo është baza që do t’ju çojë drejt suksesit. Për këtë jam i bindur. Dhe këtë dëshiroj edhe që t’ua the,m që ne do ju mbështesim me plot fuqinë”, tha Sobotka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat