Pr.ligji i kanabisit/ “Një vendim i gabuar”, Zef Preçi: Draftligji, si një koncesion që u bëhet grupeve kriminale për të legalizuar eksportin!

Shqipëria

Pr.ligji i kanabisit/ “Një vendim i gabuar”, Zef Preçi: Draftligji, si një koncesion që u bëhet grupeve kriminale për të legalizuar eksportin!

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 21:35
Zef Preçi

Në emisionin “Open” në News24, ish-ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Zef Preçi foli për vendimin e qeverisë për legalizimin e kanabisit. Gjatë bisedës në studio, ai theksoi se është një hap drejt një vendimi të gabuar.

“Kur flasim për legalizimin e një aktiviteti vihen në balancë çfarë fiton apo çfarë humbet shoqëria në tërësi, më pas ndërtohen mekanizma duke bërë zgjedhje. Kultivimi i kësaj bime që nga periudha komuniste zë një peshë të rëndësishme në aktivitete të paligjshme. Diskutimi në duhet legalizuar apo jo duhet parë në balancë, se çfarë është bërë për ndëshkimin.

Mendon që është një hap në drejtimin e gabuar. Sa % e qumështit që konsumojnë qytetarët shqiptar nuk vjen nga kimikate, sa % e mishit është i kontrolluar. Argumentet që lidhen me zgjerimin e punësimit, përveç shëndoshjes së dy tre bizneseve nuk shoh asnjë argument tjetër. Nuk besoj që ka shumë shqiptarë mund të dallojnë llojet e përdorimit të kanabisit, mjekësor, ushqimor …

Pra është i padobishëm në sensin e zënies me punë”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar: “Këtë draftligj e shoh si një koncension që u bëhet grupeve të kriminalizuar që zotërojnë sasi të mëdha, për të legalizuar eksportin sepse hallkat e tjera, prodhimi apo përpunimi janë të zgjidhura në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat