Vorë/ Theu masën e sigurisë dhe qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 19-vjeçari

Shqipëria

Vorë/ Theu masën e sigurisë dhe qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 19-vjeçari

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 10:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në afërsi të liqenit të fshatit Muçaj, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lake”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit L. M., 19 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Vorë. Gjithashtu u procedua penalisht një shtetas i mitur 15 vjeç.

Shtetasi L. M., duke udhëtuar me një automjet që drejtohej nga 15-vjeçari, kanë shkuar te liqeni i fshatit Muçaj, dhe pasi kanë ndaluar, shtetasi L. M. ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari i arrestuar, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov e përdorur gjatë ngjarjes dhe 4 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat