Mbi 1000 bimë kanabis të asgjësuara në Lezhë e Tropojë, procedohet kryeplaku

Shqipëria

Mbi 1000 bimë kanabis të asgjësuara në Lezhë e Tropojë, procedohet kryeplaku

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri policia ka arritur të asgjësoi 654 bimë narkotike në Qarkun e Lezhës.

Në një kodrinë në fshatin Kaçinar në Mirditë u asgjësuan 534 bimë kanabis, ndërsa në fshatin Buten u gjetën 120 rrënjë të tjera.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Një operacion antikanabis u zhvillua edhe në Tropojë, ku në fshatin Gjonpepaj u gjetën 279 bimë narkotike kanabis sativa.

Kryetari i këtij fshati është proceduar penalisht në gjendje të lirë  për moskallëzim të krimit dhe shpërdorim të detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat