Pse duhet të votojë një 16-vjeçar? Kreu i Thurje shpjegon nismën

Shqipëria

Pse duhet të votojë një 16-vjeçar? Kreu i Thurje shpjegon nismën

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 22:48
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shaban

Nisma ‘Thurje’ dorëzoi sot në KQZ kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani shpjegoi në një intervistë për Euronews Albania arsyet pse kanë kërkuar që mosha e votimit të ulet në 16 vjeç.

Sipas tij, një 16-vjeçar në Shqipëri mban përgjegjësi të plotë penale për kundërvajtjet dhe krimet, ka të drejtë të punojë, ndaj nuk ka pse mos të ketë të drejtë të zgjedhë edhe kush i harton ligjet.

“Një 16-vjeçar në Shqipëri mban përgjegjësi të plotë penale për kundërvajtjet dhe krimet, ka të drejtë të punojë, ka të drejtë për llogari bankare, ka të drejtë të martohet, me lejen e prindërve. I japim gjithë këto përgjegjësi dhe pastaj i themi nuk ke të drejtë të zgjedhësh kush i harton ligjet”, tha Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat