Kapet duke shitur drogë, burg për 20-vjeçarin shqiptar në Belgjikë, ja dëshmia e tij

Shqipëria

Kapet duke shitur drogë, burg për 20-vjeçarin shqiptar në Belgjikë, ja dëshmia e tij

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me 20 muaj burg në Belgjikë, pasi është kapur ‘mat’ duke shitur drogë.

I riu shqiptar është arrestuar në prill, pasi u kap në flagrancë duke drogë bashkë me një shtetas të huaj, i cili është dënuar me 2 vite burg.

Gjatë seancës gjyqësore 23-vjeçari tha se ishte i detyruar të përfshihej në këtë aktivitet pasi kishte probleme financiare dhe nuk i mjaftonte pagesa e papunësisë që shteti belg i ofronte.

Sakaq avokati i tij mbrojtës u shpreh se “Klienti im dëshiron të kthehet te gruaja dhe dy fëmijët e tij në Shqipëri”, teksa kërkoi një masë më të zbutur të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat