Aksident në aksin Korçë-Ersekë/ “Jeep-i” del nga rruga, plagoset e moshuara, nipi dhe mbesa e saj

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Ersekë/ “Jeep-i” del nga rruga, plagoset e moshuara, nipi dhe mbesa e saj

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Më datë 03.07.2023, rreth orës 18:15, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja shtetasja H. K. (gjyshja) dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në mjet (nipi dhe mbesa e drejtueses).

Ata ndodhen në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat