Vlerësohet “Regata e Miqësisë”/ Kryebashkiakët e Brindisit dhe të Vlorës: Zhvillon vrullshëm turizmin

Shqipëria

Vlerësohet “Regata e Miqësisë”/ Kryebashkiakët e Brindisit dhe të Vlorës: Zhvillon vrullshëm turizmin

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Dhjetëra veliera kanë pushtuar gjirin e Vlorës nga data 6 korrik në kuadër të regatës së miqësisë “Brindisi-Valona ”, duke ofruar adrenalinë përmes garës sportive ndërkombëtare që po zhvillohet në marinën e Orikumit.

Qyteti bregdetar gumëzhin nga atmosfera që kanë sjellë vizitorët shqiptarë dhe të huaj ndërsa këtë mbasdite do të mbahet ceremonia e ndarjes së ccmimeve ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Vizion Plus po e ndjek nga afër këtë ngjarje dhe ka marë disa përshtypje nga protagonistët. Kryetari i bashkisë së Brindisit, Giuseppe Marchionna shprehet se evente të tilla kanë një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për zhvillimin e turizmit por edhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Është hera e parë që vij në marinën e Orikumit dhe gjeta një strukturë të nivelit europian. Ne kemi një raport historik mes dy popujve tanë dhe kapacitet të madh bashkëpunimi. Në të ardhmen, duam ta shtrijmë edhe më shumë këtë iniciativë dhe ta shndërrojmë në një kthesë të rëndësishme jo vetëm për këtë sport, për turizmin por edhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona.”

Sakaq, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha vëren se aktivitete të tilla i japin një hov shumë të madh zhvillimit të ekonomisë lokale.

Ideja është që të promovojmë sa më shumë turizëm në qytetin e Vlorës sepse ky është vizioni ynë dhe duam ta shtrijmë këtë në 12 muaj. Ka akoma shumë punë përpara, duhet bashkëpunim me qeverinë dhe investitorë strategjikë sepse janë investime të mëdha.”

Për më tepër ai shton se një frymë e tillë i shkon përshtat edhe vizionit që kërkon Vlora.

Janë 35 veliera që kanë ardhur nga Italia, ka një adrenalinë fantastike. Siç e kemi edhe në platformën tonë, “Vlora vibes”, Vlora vibrante mund të bëhet vetëm me aktivitete të kësaj natyre.”

Ky është viti i dytë i organizimit të regatës së miqësisë “Brindisi-Valona”në marinën e Orikumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat