Veliaj me kryebashkiakët e rinj: Jo të gjithë do të jenë dakord me vendimet e qeverisë vendore

Shqipëria

Veliaj me kryebashkiakët e rinj: Jo të gjithë do të jenë dakord me vendimet e qeverisë vendore

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 15:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në trajnimin “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”, kryebashkiakëve të zgjedhur për herë të parë u tha se në katër vitet e qeverisjes jo të gjithë do të jenë dakort me vendimarrjet e tyre.

Shpesh herë në politikë kemi dëshirë të na pëlqejnë të gjithë. Në fakt, në politikë duhet të të pëlqejë 50 +1%. Para meje ishte një kryetar tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai vuante pikërisht nga kjo, donte t’iu pëlqente të gjithëve. Dhe nëse donte të bënte një rrugë dhe aty kishte ndërtuar njëri pa leje, ai thoshte “nuk dua ta prish me këtë” dhe nuk e bënte.

Nëse donte të bënte një ndërhyrje, një pastrim, aty ku dikush kishte vënë një kioskë, “mos ta prish me këtë”. Në fund fare, Luli e prishi me të gjithë, sepse në përpjekje për t’iu pëlqyer të gjithëve nuk bëri dot asnjë punë. Dhe edhe pse mendoi se u pëlqeu të gjithëve, kur njerëzit shkuan në kutitë e votimit, mendonin ndryshe.

Detyra që iu është votëbesuar tha Veliaj është sfiduese pasi ajo është e lidhur drejpërdrejt me shërbimin ndaj qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat