Përshihet nga flakët sipërfaqja me grurë në Fier, shkrumbohen të mbjellat

Shqipëria

Përshihet nga flakët sipërfaqja me grurë në Fier, shkrumbohen të mbjellat

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 18:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sipërfaqe prej 16 ha është përfshirë nga flakët mesditen e kësaj të diele, në fshatit Topojë të Fierit. Mësohet se sipërfaqja ishte e mbjellë me grurë, ndërsa flakët janë favorizuar nga era.

Përhapja me shpejtësi e flakëve kanë rrezikuar edhe një stan që ndodhet në zonë.

Në vendngjarja ka mbërritur zjarrfikësja dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Pronari i sipërfaqes së shkrumbuar apelon për kujdes të shtuar gjatë djegies së hamullave, pasi sipas tij një pakujdesi e vogël mund të rezultojë fatale.

Ai kishte kultivuar 45 ha sipërfaqe të mbjellë me grurë, por si pasojë e flakëve, prodhimi më cilësor u shkrumbua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat