Si e trazoi Fushë-Krujën Xhisiela Maloku, Hoxha: Kërcënimet e çuan në azil oficerin e Policisë

Shqipëria

Si e trazoi Fushë-Krujën Xhisiela Maloku, Hoxha: Kërcënimet e çuan në azil oficerin e Policisë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 23:27
Anila Hoxha

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga rasti i Xhisiela Malokut, dhe kërcënimet që e çuan në azil oficerin e Policisë, Emiliano Nuhu.

“Në fakt mua ma nisën videon, dhe nuk mund të them se cili është personi që ma nisi, por duke qenë se unë kam raportuar për zonën e Krujës, të Fushë-Krujës dhe disa zona të tjera, për Emiliano Nuhun dhe një çështje që u njoh si Xhisiela Maloku, pra për rikujtesë: bëhet fjalë për një vajzë që shkoi në Komisariatin e Fushë-Krujës dhe depozitoi një kallëzim, duke thënë se ishte dhunuar nga djali i deputetit socialist.

Emiliano Nuhu, më pas, ngriti pretendimet se ishte kërcënuar. Shtetasja në fjalë u zhvendos dhe tentoi të bëjë sërish një denoncim, u tërhoq sërish nga denoncimi. Nuhu ishte një oficer zbulimi e përdorur nga policia e shtetit shqiptar në operacionet antidrogë. Por në momentin kur në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Policisë të Shtetit ka qenë Ardi Veliu, madje pati dy zyrtarë që dolën në konferencë për shtyp duke e konsideruar Emiliano Nuhun si tradhëtar, pasi ai i dërgoi një email Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku kishte evidentuar rrezikshmërinë e personave që sipas tij po i rrezikonin jetën, dhe ai liston në këtë email të gjithë personat e familjes dhe të fisit Rrahja, si Ledian Rraja dhe persona të tjerë me precedent penal të fisit Rraja.

Në një moment të emailit, Nuhu shkruan se ka personazhe në këtë zonë që veprojnë përmes eksplozivit, por unë jam babai i një fëmije, më rrezikohet jeta, prandaj ju lutem më transferoni nga ky Komisariat.

Dhe në fakt ai e mori përgjigjen, u transferua në një komisariat në një qytet tjetër shumë larg familjes së tij”- tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat