Projektligji për studentët e mjekësisë, Rakacolli: Mendojmë për të ardhmen e qytetarëve tanë

Shqipëria

Projektligji për studentët e mjekësisë, Rakacolli: Mendojmë për të ardhmen e qytetarëve tanë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:30
Foto nga vendi i ngjarjes

“Kemi shifra të frikshme në mungesë mjekësh. Procedura u bë e përshpejtuar se jemi në muajin Korrik se ata që duan të studiojnë për mjekësi të kenë kohë të mendojnë.

Në bazat e politkave tona shëndetësore, sigurimi i një shërbimi mjekësor, cilësor, pranë vendbanimit për të gjithë qytetarët. Në këtë kuadër kemi vite që punojmë, Kemi bërë shumë politika në përmirësimin e infrastrukturës.

Janë rritur pagat dhe janë përmirësuar kushtet. Mendojmë për të ardhmen që qytetarëve shqiptare tu sigurohet një shërbim cilësor. Nuk mendohej para 10 vjetësh që në spitalin e Dibrës të bëheshin ndërhyrje kirurgjikale, kjo nga mjekët e rinj që kanë mbaruar specializimin dhe kanë shkuar atje. Kjo vjen për shkak të projeksioneve, kjo  është politikë.

Duam të shkojmë në shifrat që tha Kushi. Është një politikë që e kemi pasur në vëmendje, shtimi i shifrave e tregon këtë. Fakti që po e kërkojmë tani është , studentët që duan mjekësi duhet ta planifikojnë këtë gjë.”-tha Rakacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat