Presidenti Bajram Begaj dekreton emërimin e 6 ambasadorëve të rinj/ Vasilika Hysi në OKB, Ilir Gjoni në NATO

Shqipëria

Presidenti Bajram Begaj dekreton emërimin e 6 ambasadorëve të rinj/ Vasilika Hysi në OKB, Ilir Gjoni në NATO

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:22
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar ambasadorët e rinj në disa vende të BE, NATO dhe OKB dhe lirimin nga detyra të ambasadorëve në përfundim të mandateve.

Majlinda Frangaj është dekretuar si Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Fatmir Velaj është dekretuar si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë , i cili zëvëndëson Roland Bimon.

Ilir Gjoni Ambasador i J i Republikës së Shqipërisë në NATO, pas lirimit nga detyra të Visho Likës.

Vasilika Hysi, emërohet ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente, pas lirimit të Ravesa Lleshit.

Uran Ferizi Ambasador i i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident. Në këtë pozicion ishte Qirjako Qirko.

 Mustafa Nano Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasador i J i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident, pas mbarimit të mandatit të Ilir Gjonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat