Mallra kontrabandë nga Belgjika në Shqipëri, në pranga dy persona, një tjetër nën hetim

Shqipëria

Mallra kontrabandë nga Belgjika në Shqipëri, në pranga dy persona, një tjetër nën hetim

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 09:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë vënë në pranga për kontrabandim mallrash nga Belgjika në Shqipëri dhe një tjetër është nën hetim.

Një nga personat e arrestuar është një 45-vjeçar nga Tirana E. Ç i cili transportonte veshje të ndryshme nga Belgjika në Shqipëri, ndërsa tjetri është 58-vjeçari N. H.,  i cili ishte administratori i një magazine që vendoste mallrat. Në gjendje të lirë po hetohet bashkëshortja e 45-vjeçarit, L. Ç., 45 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik në magazinë, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat