Kundërshtojnë kushtin e qeverisë, studentët e mjekësisë: Si mund të punojmë ne kur na mbani 3 vite diplomën?

Shqipëria

Kundërshtojnë kushtin e qeverisë, studentët e mjekësisë: Si mund të punojmë ne kur na mbani 3 vite diplomën?

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Studentët e mjekësisë të cilët kundërshtojnë projektligjin e Ministrisë së Shëndetësisë për kontratën 5-vjeçare në këmbim të diplomës, shprehen se ata kanë pasur kundërshti për këtë nisëm dhe se mbledhjet me ta nuk kanë qenë konsultative.

Nga Komisioni i Medias, studentët kanë kërkuar sqarime në lidhje me projektligjin dhe çfarë kuptimi ka nëse diploma e tyre mbahet peng për 3 vite, pasi në këtë mënyrë ata nuk mund të ushtrojnë profesionin e mjekut pas mbarimit të studimeve.

“Mbledhje që janë bërë me studentët nuk kanë qenë konsultative, duam tju sqarojmë se studentët kanë pasur kundërshti për këtë projektligj. Ne kundërshtojmë të gjithë ligjin në thelb, ju as për të llogarit tarifën nuk keni pasur kohë, pasi e keni marrë me nxitim. Njëherë na thoni do e përcaktoni me VKM dhe më akoma nuk dimë tarifën”, tha një përfaqësues nga studentët.

“Ne jemi një grup studentësh dhe kemi qëllim të përbashkët, se kuptoj se çfarë kuptim ka që të mbash peng diplomës. Si mund të punoj unë 3 vite pa diplomë, keni pyetur pse largohen mjekët. Është ngritur një akuza rreth nesh që ne largohemi direkt, por sipas statistikave mosha moshatare është 33 deri në 36 vjeç, pasi kanë dhënë vite kontribut”, tha një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat