Aksident në aksin Korçë-Ersekë, “BMW” përplas motorin

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, “BMW” përplas motorin

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 20:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran.

Mësohet se një automjet tip “BMW” është përplasur me një motomjet.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i motomjetit.  Ai është transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat