Petrit Vasili thirret në SPAK

Shqipëria

Petrit Vasili thirret në SPAK

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 10:57
Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Bëhet e ditur se Vasili do të pyetet sot në Prokurorinë e Posaçme për lobimin të LSI-së (sot PL) në SHBA.

Në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016, me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë dollarë për të siguruar takime në SHBA.

Nga ana tjetër, LSI-ja gjatë gjithë vitit 2016, ka deklaruar 11 720 552 lekë shpenzime për këshillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat