Ndërpritet për pak minuta votimi në Rrogozhinë, ja çfarë problematike pati në qendrën e votimit, ndërhyn menjëherë KQZ

Shqipëria

Ndërpritet për pak minuta votimi në Rrogozhinë, ja çfarë problematike pati në qendrën e votimit, ndërhyn menjëherë KQZ

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 09:56
Rrogozhinë

Ka pasur një problematikë në qendrën e votimit2225/0 në Rrogozhinë kur u tentua për të votuar familjarisht. Menjëherë pas këtij rasti pati ndërhyrje nga KQZ. Për pak minuta votimi u ndërpre dhe rinisi sërish.

Krahasuar me 14 majin, votimet në Rrogozhinë këtë herë po ecin me ritme më të shpejta.

5.21% është numri i votuesve, ndërsa 2 muaj më parë, në po të njëjtën orë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 1.7%.

Ndryshe nga 14 maji, ata do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat