KQZ ndaloi grumbullimet, thyhet rregulli në dy qendrat e votimit në Rrogozhinë

Shqipëria

KQZ ndaloi grumbullimet, thyhet rregulli në dy qendrat e votimit në Rrogozhinë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 11:16
Rrogozhinë

Është thyer urdhri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë.

Kjo pasi në një objekt ku janë vendosur dy qendra votimi ka një prani të madhe personash që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe nuk janë votues.

Sipas urdhrit të KQZ-së, nuk duhet të ketë grumbullime jashtë ambienteve të QV-ve.

Personat që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor duhet të qëndrojnë 150 metër larg QV-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat