Shëngjini, një ndër destinacionet më të kërkuara edhe këtë sezon veror

Shqipëria

Shëngjini, një ndër destinacionet më të kërkuara edhe këtë sezon veror

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Bregdeti i Shëngjinit vazhdon të mbetet një destinacion i kërkuar edhe këtë sezon veror. Për vizitorët dhe pushuesit e shumtë, qëndrimi në këtë plazh është i veçantë, për shkak edhe të pastërtisë që ofron ky bregdet.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të plazhit këtë të diel, duke ftuar pushuesit ta vizitojnë.

Shëngjini dalëngadalë po ndryshon edhe fizionominë e tij. Rritja e numrit të të rinjve që e frekuentojnë këtë plazh ka bërë që edhe jeta e natës të ndryshojë.

Plazhet e Kunës, Qendrës së qytetit dhe për të vijuar drejt Ranës së Hedhun, janë një mundësi e mirë, që po shfrytëzohen maksimalisht nga ata që tashmë e kanë njohur dhe e duan Shëngjinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat