“Bëje një fëmijë ta kesh”, gazetarja shqiptare: Shqiptarët ndërhyjnë edhe në mitrën e gruas

Shqipëria

“Bëje një fëmijë ta kesh”, gazetarja shqiptare: Shqiptarët ndërhyjnë edhe në mitrën e gruas

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 08:58
Iva Tiço

Iva Tiço tha se Shqipëria është një vend mes dy ekstremeve, ku ka njerëz shumë mendjehapur e pa gjykime, por ka edhe nga ata që edhe kur burri vret gruan thonë “Ajo diçka e ka bërë”.

E ftuar për të folur rreth surrogacisë, gazetarja Tiço tha se shpesh ndodh që në Shqipëri njerëzit të “ndërhyjnë edhe në mitrën e një gruaje”.

“E kam dëgjuar një shprehje edhe kur isha pa partner, bëje një vet, bëje ta kesh. Bëja ta kesh se do pendohesh.

Po po e bëre ta kesh dhe të pendohesh më pas? Mënyra se si fusim hundët edhe në mitrën e dikujt tjetër është e habitshme”,-tha Iva Tiço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat