“1752 vota përpara, avantazh spektakolar”, Rama reagon pas fitores në Rrogozhinë: Skuadra e PS nxori mësim nga 14 maji

Shqipëria

“1752 vota përpara, avantazh spektakolar”, Rama reagon pas fitores në Rrogozhinë: Skuadra e PS nxori mësim nga 14 maji

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 13:13
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së zgjedhjeve të ripërsëritura në Bashkinë e Rrogozhinës, duke thënë se skuadra e PS-së u angazhua më mirë pas 14 majit.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ai shkruan se diferenca 1752 vota është një avantazh spektakolare.

Statusi i Ramës:

RROGOZHINA VETËM PËRPARA ➡️ me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste🌹

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash😍

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxori mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat