Më në fund pak fresk, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Më në fund pak fresk, parashikimi i motit për sot

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura.

Në veri do të jenë prezente reshje të dobta shiu, të izoluara në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim në kuadratin e perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet relativisht intensive me shpejtësi deri 14m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 33°C

në zonat e ulëta 20 deri 37°C

në zonat bregdetare 25deri 35°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat