Katër vatra zjarri në Fier, digjen disa banesa

Shqipëria

Katër vatra zjarri në Fier, digjen disa banesa

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 08:08
Fier

Disa banesa u dogjën dje nga zjarri që u riaktivizua në fshatin Kraps të Fierit, teksa gjatë ditës nga 3 vatra të tjera në zona të ndryshme në këtë qytet u dogjën sipërfaqe të mëdha me pisha dhe ullinj.

Zjarri u ndihmua nga era, e cila bëri që flakët të dilnin jashtë kontrollit.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se për vënien në kontroll të flakëve u angazhian Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar.

Vatrat e zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të Bashkisë Fier u vunë nën kontroll gjatë mbrëmjes, raporton TV Klan.

Sipas ministrisë, vatra aktive ku po punohet për shuarjen e zjarreve janë në Shushicë të Elbasanit, fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë dhe në fshatin Buz të Bashkisë Memaliaj, ku era ka vështirësuar punën.

13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në Bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat