Asgjësohen 250 rrënjë kanabisi në Patos, në pranga babë e bir

Shqipëria

Asgjësohen 250 rrënjë kanabisi në Patos, në pranga babë e bir

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Belinë 2023”, ndërsa në pranga kanë rënë babë e bir.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë asgjësuar nëpërmjet djegies 250 bimë narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se në një banesë në fshatin Belinë kishte të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll dhe në një sipërfaqe toke pas banesës së shtetasit A. G., kanë gjetur të mbjella 250 bimë kanabis.

Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në përfundim të vprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 42 vjeç dhe A. G., 22 vjeç (babë e bir), banues në Belinë, Patos, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat