Pas temperaturave ‘përvëluese’ rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për nesër

Shqipëria

Pas temperaturave ‘përvëluese’ rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për nesër

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Moti për ditën e nesërme prite të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku parashikohen kthjellime dhe vranësira në orët e mesditës.

Sipas parashikimit nga SHMU, moti në zonat malore do të jetë me vranësira dhe të pasohen nga reshje lokale shiu, ndërsa era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 13m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 32°C

në zonat e ulëta 19 deri 37°C

në zonat bregdetare 22 deri 36°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat