Prishi qetësinë publike me muzikë të lartë të lokal, procedohet 39-vjeçari

Shqipëria

Prishi qetësinë publike me muzikë të lartë të lokal, procedohet 39-vjeçari

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht pasi prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalin që menaxhon, si dhe kundërshtoi për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Prokop Mima”, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët”, sqaron policia.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për menaxherin e lokalit, shtetasin F. M., 39 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat