Porti i Durrësit/ 2000 pasagjerë vetëm përgjatë paradites së kësaj të hëne, një numër i lartë janë italianë

Shqipëria

Porti i Durrësit/ 2000 pasagjerë vetëm përgjatë paradites së kësaj të hëne, një numër i lartë janë italianë

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Në Portin e Durrësit vetëm gjatë paradites së sotme kanë mbërritur 2000 pasagjerë. Në një lidhje Live për “Shqipëria Sot”, gazetari Leonidha Musai ka treguar se nuk ka radhë të gjatë dhe fluksi i udhëtarëve nga Italia është normal.

Ai theksoi se deri më tani kanë ardhur vetëm dy tragete, ndërkohë që pritet nga momenti në moment të mbërrijë dhe një tejëtr me 1300 pasagjerë.

Ndërsa, ka njoftuar se shtetasit më të shumta që vijnë janë italianë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.

“Vetëm mëngjesin e sotëm me dy tragete një të Ankonës dhe një të Barit, kanë mbërritur në Portin Detar më të madhë të vendin rreth 2 mijë pasagjerë dhe 800 automjete. Ndërsa, është një traget tjetër, i cili pret në radhë dhe pritet të ankorohet. Trageti Durrës-Bari ka rreth 1300 pasagjerë në total. Vetëm përgjatë paradites së sotme zbarkojnë në Durrës mbi 3300 pasagjerë me tre tragetë të ndryshëm.

Kam parë një numër shumë të lartë të shtetasve italianë, të cilët vijnë me grupe për të vizituar vendin tonë. Pra, kemi të bëjmë realisht me një ‘boom’ turistësh të huaj që vizitojnë Shqipërinë përgjatë sezonit veror”, u shpreh Musai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat