Trafik në rrethrrotullimin e Bradasheshit, numër i lartë makinash në zonë

Shqipëria

Trafik në rrethrrotullimin e Bradasheshit, numër i lartë makinash në zonë

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Numri i lartë i makinave në zonë ka krijuar trafik në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren, për monitorimin e lëvizjes së automjeteve.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit tek rrethrrotullimi në Bradashesh, është bllokuar qarkullimi i automjeteve, ju informojmë se:  Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të numrit të lartë të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.  

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren, për monitorimin e lëvizjes së automjeteve”, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat