Bullizuan dhe dhunuan bashkëmoshataren, procedohen penalisht të miturat në Vlorë

Shqipëria

Bullizuan dhe dhunuan bashkëmoshataren, procedohen penalisht të miturat në Vlorë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe ka nisur procedimin penal për 2 dy vajza të mitura që bullizuan dhe dhunuan bashkëmoshataren e tyre. Reagimi vjen pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

“Si rezultat i verifikimeve të kryera për një video të shfaqur në një portal, në të cilën ishin filmuar disa të mitura që dhunonin dhe bullizonin një bashkëmoshatare të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë identifikuar të miturat që shfaqen në këtë video, konkretisht 2 shtetase 14 vjeçe dhe një shtetase 15 vjeçe.

Veprimet procedurale të kryera për këtë rast janë bazuar në udhëzimin nr. 15, të datës 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe janë kryer në praninë e prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat