Përplasja me armë zjarri në Shëngjin, reagon policia: Dy të plagosur lehtë, identifikohen 3 autorët

Shqipëria

Përplasja me armë zjarri në Shëngjin, reagon policia: Dy të plagosur lehtë, identifikohen 3 autorët

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin në hyrje të zonës së Ranës së Hedhun.

Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri dy shtetas, Albert Gjinaj, 28 vjec, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.

Po ashtu “blutë” kanë identifikuar edhe 3 autorët e ngjarjes, 3 vëllezër dhe vijon punën për kepjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë

Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit Albert Gjinaj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e 3 autorëve, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat