U kap duke transportuar emigrantë dhe s’iu bind policisë, pranga 18-vjeçarit

Shqipëria

U kap duke transportuar emigrantë dhe s’iu bind policisë, pranga 18-vjeçarit

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar është arrestuar pasi po ndihmonte 4 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin.

Këta të fundit kishin shpërblyer 18-vjeçarin me para, ndërsa në kërkim është shpallur dhe një shtetas tjetër, i dyshuar si i përfshirë në krim.

Fillimisht i riu nuk iu përgjigj urdhrit të policisë për të ndaluar.

Nga ky operacion u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi O. D., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen”, u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 18-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin A. P., do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. P. dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat