Cigarja aktivizoi vatrën e zjarrit në Belsh, arrestohet autori! Mbi 15 hektarë pyje të djegura

Shqipëria

Cigarja aktivizoi vatrën e zjarrit në Belsh, arrestohet autori! Mbi 15 hektarë pyje të djegura

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 09:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person që dyshohet si autor i 15 hektarë sipërfaqe pylli të djegur në Belsh, është vënë në pranga.

Sipas policisë, ka qenë një cigare e ndezur, e hedhur në tokë, që ka aktivizuar një vatër zjarri në tokën e shtetasit me iniciale K.L. në fshatin Lisaj.

Nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli he sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Kujtojmë, se disa vende në Shqipëri po ballafaqohen me zjarr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat