Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagoset 62 vjeçari

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagoset 62 vjeçari

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Një 62 vjeçar ka mbetur i lënduar pas shpërthimit të bombolës së gazit. 62 vjeçari ka qenë duke e montuar në banesë, kur edhe ka shpërthyer.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Margëlliç.

Për pasojë ai ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat