Po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe aksidentohet me një motomjet në Krujë/ Shoferi në pranga

Shqipëria

Po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe aksidentohet me një motomjet në Krujë/ Shoferi në pranga

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar nga fshati Bilaj, Krujë është arrestuar pasi ka drejtuar automjetin e tij tipi “Volkswagen”, në gjendje të dehur dhe ka aksidentuar një motomjet.

41-vjeçari ka përplasur motomjetin që drejtonte një 64-vjeçar P. D dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 64-vjeçari po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, kështu po ndiqet penalisht nga policia.

E plagosur ka mbetur një pasagjere e cila ndodhej në motomjet, dhe ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës s Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat