Autopsia; shtiza e pushkës së peshkimit e goditi Klajdi Bitrin në zemër dhe mushkëri

Shqipëria

Autopsia; shtiza e pushkës së peshkimit e goditi Klajdi Bitrin në zemër dhe mushkëri

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Klajdi Bitri vdiq pasi shtiza që e goditi në gjoks i dëmtoi dy organe vitale, zemrën dhe mushkërinë . Ky eshte rezultati I dale nga autopsia që u bë në trupin e 23-vjeçarit shqiptar që humbi jetën të dielën e kaluar në Sirolo , në via Cilea.

Nga vlerësimi fillestar, pra, viktima ka vdekur nga plagët e brendshme të shkaktuara nga goditja e pushkes se detit. Kjo gje shkaktoi gjakderdhje te brendshme e cila rezultoi fatale.

Klajdi kishte tre plage te shkaktuara nga shtiza, me pjese gjaku, e njëjta që gjendej ende në çantën që mbante i dyshuari për krimin, 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul,  pas arrestimit.

Viktima kishte tre plagë në gjoks, të përputhshme me formën e katranit.

Thellesia e plageve do të vërtetojë pastaj nëse shtiza është shkrepur apo eshte e vertete ajo që ka deklaruar vrasesi se nuk qëlloi pasi pushka e peshkimit nuk ishte e mbushur.

Nga dëshmitë e para të mbledhura nga karabinierët e Kompanisë Osimo dhe Njësisë Hetimore, askush nuk e ka parë momentin kur shtiza e pushkes se detit goditi 23-vjeçarin.

Ata që janë marrë në pyetje janë cifti I italianeve, miq të viktimës, të cilët u përplasen fillimisht me autorin algjerin para se të ndodhte tragjedia.

Po ashtu janë marrë në pyetje vëllai i Klajdit, që ndodhej me makinë pas algjeriani, së bashku me shokun e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat