Me himnin kombëtar në sfond, nis Kuvendi Kombëtar i PD

Shqipëria

Me himnin kombëtar në sfond, nis Kuvendi Kombëtar i PD

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Me tingujt e himnit kombëtar, ka nisur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Lulzim Basha. Në kuvendin e sotëm pritet të prezantohen dhe të miratohen disa ndryshime të rëndësishme në statutin e PD.

Euronews Albania ka zbardhur disa nga ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike që pritet të miratohen në kuvendin e PD të thirrur nga Lulzim Basha.

Në njërën nga pikat e statutit parashikohet që kompetencat e kreut të grupit të PD i merr kryetari, pra Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamenta

Një tjetër ndryshim në statut parashikon reduktimin e kompetencave të sekretarit të përgjithshëm.

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 dhjetorit të dy viteve më parë, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat