Ferrari "humb" rrugën dhe përfundon në një dyqan në "Bllok"

Shqipëria

Ferrari "humb" rrugën dhe përfundon në një dyqan në "Bllok"

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 11:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e “Bllokut” në kryeqytet.

Një makinë tip “Ferrari”, në rrethana ende të paqarta është përplasur me xhamat e jashtëm të një dyqani.

Makina luksoze ka marrë dëme në pjesën e përparme teksa nuk dihet kush është drejtuesi i saj dhe nëse ka marrë lëndime.

Pritet një reagim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat