Abuzime me çmime në Sarandë dhe Ksamil, paralajmërohen bizneset për kujdes gjatë shtatorit

Shqipëria

Abuzime me çmime në Sarandë dhe Ksamil, paralajmërohen bizneset për kujdes gjatë shtatorit

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Bumi turistik që përballoi dhe vazhdon të ketë ende Vlora, duket se ka reflektuar edhe në të ardhurat financiare, jo vetëm të subjekteve dhe punonjësve të përfshirë, por edhe sa i takon mbledhjes se të ardhurave dhe tatimeve fiskale nga drejtoria e tatimeve të Vlorës.

Drejtori Sokol Kananaj në  një prononcim për TCH pohon rritjen e ndjeshme të mbledhjes së tatimeve, shoqëruar kjo edhe me rritje të subjekteve të shërbimit dhe akomodimit, punësimeve por edhe nivelit të pagave.

Mund të themi se ishte një vit shumë i suksesshëm, edhe se viti i kaluar. Ky vit ka qenë afërsisht 20 për qind më lart se viti i kaluar. Janë shtuar shërbimet, duke filluar që nga mjetet e vogla lundruese deri te hotelet më të mëdhenj, që kanë shtuar dhomat”.

Këtë vit, tatimet kanë evidentuar dhe regjistruar edhe një numër të konsiderueshëm apartamentesh, që operonin me klientë në platformat digjitale, ndërsa të ardhurat pritet të ketë rritje të mëtejshme pasi sezoni dhe fluksi i turistëve vijon të jetë ende i lartë.

Vlora tashmë nuk ka sezon turistik tre mujor, por  edhe më tej. Kreu i operatorëve turistik të jugut, Vasil Bedinaj shprehet se qyteti i Vlorës i ka kapur pritshmëritë, duke qenë më lart se vitin e kaluar në 25%.

“Kemi pasur një sezon të suksesshëm, pavarësisht me filloi me problematike. Vlora mund të themi që i ka kapur pritshmëritë. Më kryesorja është se Vlora rezulton i vetmi qytet që ka më pak ‘review’ negative sa i takon abuzimeve me çmimet apo edhe shërbimin e dobët”.

Duke patur parasysh shqetësimet më në jug të vendit dhe pikërisht në Sarandë apo dhe në Ksamil, ku bizneset duke përfituar nga fluksi i madh kanë abuzuar me çmimet, ai i bën thirrje të gjithë bizneseve që operojnë në turizëm të vijojnë punën që kanë nisur dhe mos të abuzojnë me çmimet edhe pse jemi në shtator dhe fluks turistësh vijon të këtë.

Gjithashtu Bedini shprehet se nga 30% e turistëve që kanë qenë në hotele 70% e tyre kanë qenë të akomoduar në brendësi të qytetit të Vlorës, për shkak të fluksit të lartë. Me këtë fluks që ka qenë këtë vit, por dhe me rritjen e tyre nga viti, në vijim apo dhe me ndërtimin e aeroportit, lind nevoja që të shtohen hotelet në Vlorë, pasi ardhja e tyre kërkon dhe kapacitet të mjaftueshme hotelerie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat