“Luftë” me flakët gjithë natës, vihet nën kontroll zjarri në Zhamë të Lushnjës

Shqipëria

“Luftë” me flakët gjithë natës, vihet nën kontroll zjarri në Zhamë të Lushnjës

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 08:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri në Zhamë të Lushnjës është vënë nën kontroll falë edhe ndihmës së efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilët u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse.

Përgjatë gjithë natës ata kanë qëndruar në terren për të bërë të mundur izolimin e flakëve.

Ato në mesnatë morën një përhapje më të gjerë të favorizuara edhe nga era drejt fshatit Thanasaj.

Aktualisht një vatër vijon të jetë aktive në kufi me Peqinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat