Ndihmoi një person në kërkim të largohet nga policia, arrestohet një 27-vjeçar në Vorë

Shqipëria

Ndihmoi një person në kërkim të largohet nga policia, arrestohet një 27-vjeçar në Vorë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 10:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 27-vjeçar nga Shkodra i shpallur në kërkim është kapur dhe vënë në pranga.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted”, ditën e djeshme është vënë në pranga edhe shoku i tij 30-vjeçar Arian Armani alias Eljfat Saljiu, i cili ishte në kërkim. E. L 27-vjeçar e ndihmoi atë të largohej, kur u identifikuan nga policët.

27-vjeçari në datën 4 shtator duke qarkulluar me automjet, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, bashkë me Arian Armani alias Eljfat Saljiu i cili ishte në në kërkim dhe i armatosur, nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen dhe ka përkrahur 30-vjeçarin, për t’u larguar, si dhe nuk ka kallëzuar krimin në organet kompetente.

30-vjeçari Arian Armani alias Eljfat Saljiu nga Shkodra ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat