Shkëmbi i Vajës/ Krujë: 90 vajza u hodhën në greminë për të mos rënë në duart e ushtarëve turq

Shqipëria

Shkëmbi i Vajës/ Krujë: 90 vajza u hodhën në greminë për të mos rënë në duart e ushtarëve turq

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 20:27
Mbishkrimi i gdhendur në mur

Në këto male, 5 shekuj e gjysmë më parë thuhet se ka ndodhur një ngjarje tragjike që krutanët e kanë përcjellë dhe kujtuar brezë pas brezi.

Ne qershor të vitit 1478, në vendin e quajtur “Gryka e Vajës”, u sakrifikuan 90 vasha krutane për të mos rënë në dorë të pushtuesve turq.

Legjenda është e njohur dhe ka mbërritur deri në ditët e sotme.

Ngjarjet sipas saj zhvillohen mes maleve, ndërsa ushtritë osmane kishin rrethuar kështjellën dhe prijësi legjendar, Skënderbeu, luftonte për mbrojtjen e qytetit.

Vajzat e reja te cilat nuk donin t`ju dorezoheshin ushtareve turq u kapen me njera – tjetren dore per dore dhe fluturuan nga ky shkemb i lartë drejt humnerës.

Qysh prej atij moti, shkëmbi buzë greminës mori emrin Shkëmbi i Vajës.

Baki Dollmi i cili ka hedhur në libra shumë histori që lidhen me Krujën risjell këtë legjendë 500 vjeçare të vashave të zonës.

Ai thotë se vajzat krutane kanë marrë pjesë edhe në beteja zhvilluar kundër turqëve. Përveç se donin të ruanin dëlirësinë e tyre ato nuk mund ta pranonin që po humbnin luftën kundër pushtuesve.

Kur Skënderbeu kur e mori vesh lajmin thuhet se nga kalaja e Krujës doli tym i zi në shenjë respekti për vajzat e rëna.

Në përkujtim të ngjarjes tragjike nenat e vajzave shkonin çdo dite per te vajtuar te rejat dhe prej këndej i mbeti emri «Shkëmbl i Vajës».

Sot aty është vendosur një pllakë përkujtimore.

Poshtë shkëmbit legjendë, ku prehen ëndërrat e vajzave martire, kalon një përrua i gjatë. Që mban edhe ai një emër tragjik, Përroi i Vajës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat