Pas këshillimit, Policia Rrugore nis masat administrative: 102 këmbësorë gjobiten për shkelje të Kodit Rrugor

Shqipëria

Pas këshillimit, Policia Rrugore nis masat administrative: 102 këmbësorë gjobiten për shkelje të Kodit Rrugor

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Shkak i aksidenteve automobilistike shpesh bëhen edhe këmbësorët që kalojnë nga një krah i rrugës në tjetrin, pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Për të minimizuar këto raste, Policia Rrugore ka filluar edhe me vendosjen e gjobave për shkelësit. Vetëm gjatë muajit shtator janë gjobitur mbi 100 këmbësorë dhe mbi 150 përdorues të monopatinave.

Si ky qytetar janë të shumta që jo vetëm bëhen problem për pengimin e qarkullimit, por vënë në rrezik jetët e tyre dhe jo vetëm.

Marrë shkas nga ky shqetësim prej muajsh policia rrugore ka filluar marrjen masave, ku nuk kanë munguar as gjobat.

Ata janë aty gjithmonë, jo vetëm për të ndëshkuar, por edhe për të këshilluar.

“Ne jemi marrë me këmbësorët të cilët shkelin regullat e qarkullimit rrugor dhe nuk respektojnë sinjalistikat rrugore. Këmbësorët të cilët i kemi gjetur duke kaluar në vijat e bardha aplikojmë masat, në fillim masa këshilluese dhe më vonë i kemi vendosur dhe masa gjobe”, shprehet efektivja e Rrugores.

Në rrugë sheh efektivë të pajisur me broshurë educative për qytetarët duke ndihmuar në informimin e me rregullat e qarkullimit rrugor.

Punonjësit e Policisë thonë se kjo nismë është pritur më së miri nga qytetarët.

“Kemi pasur një reflektim, ku këmbësorët kalojnë në vend-kalimin e përshtatshëm, po ashtu edhe drejtuesit e monopatinave e kanë respektuar dhe si pasojë ka pasur një reflektojmë. Do ta vazhdojmë këtë nismë deri sa të arrijmë në një ndërgjegjësim akoma më të lartë”, shprehet efektivja e Policisë Rrugore.

Kjo nismë ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të sigurtë në rrugët e vendit.

Nga dhjetëra shkelje gjatë ditës, gjatë muajit shtator policia ka gjobitur mbi 100 këmbësorë dhe mbi 150 përdorues të monopatinave, e për pjesën tjetër deri më tani ka pasur vetëm këshilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat