Bllokohen 11 mjete të tjera lundruese nga Ksamili në Velipojë, gjoba nga 10 mijë lekë për drejtuesit

Shqipëria

Bllokohen 11 mjete të tjera lundruese nga Ksamili në Velipojë, gjoba nga 10 mijë lekë për drejtuesit

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 14:27
Ksamil

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë pasur një angazhim maksimal gjatë gjithë sezonit turistik, për garantimin e sigurisë së pushuesve.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, gjatë një jave, janë bllokuar 11 mjete të tjera lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, nga Ksamili në Velipojë.

Mjetet e bllokuara: 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë.

-Në Krorëz është bllokuar 1 anije turistike dhe në Sarandë është bllokuar 1 skaf, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese.

Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë.

-Në Ksamil, në Sarandë, në Krorëz, në Vlorë, në Shëngjin, në Velipojë dhe në Durrës janë bllokuar 6 mjete lundruese Jet Ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord.

Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masën 10 000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat