Mbi 5 mijë të vdekur nga përmbytjet, Begaj: Lutemi për popullin e Libisë në këtë kohë të vështirë

Shqipëria

Mbi 5 mijë të vdekur nga përmbytjet, Begaj: Lutemi për popullin e Libisë në këtë kohë të vështirë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 08:51
Bajram Begaj

Të paktën 5,300 njerëz njerëz kanë vdekur dhe 10 mijë të tjerë raportohen të zhdukur pasi shirat e dendur në Libinë verilindore shembën dy diga, duke shtuar më shumë ujë në zonat e përmbytura.

Vetëm në qytetin Derna, më të goditurin nga fatkeqësia, raportohet për rreth 6 mijë njerëz të zhdukur.

Një mesazh ngushëllimi ka ardhur edhe nga presidenti Bajram Begaj.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore.”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat