Më 18 shtator nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave, Rama: Censi, i rëndësishëm për politikëbërjen

Shqipëria

Më 18 shtator nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave, Rama: Censi, i rëndësishëm për politikëbërjen

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 11:04
Edi Rama

Më 18 shtator do të nisë regjistrimi i popullsisë dhe banesave.

Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë hapëse për Censin ka shprehur rëndësinë që ai ka në politikëbërjen në vend.

Censusi është i rëndësishëm edhe për ne sepse është e rëndësishme edhe projektimi i trajektoreve të politikave ekzistuese në realitetet demografike.

Është më mirë të nisemi nga realiteti demografik sesa nga listat e votimit. Shumë nga ata që janë në lista dhe numërohen në përqindjen e përgjithshme nuk janë këtu. Dhe ne nuk mund të bëjmë politika të përgjithshme për persona që nuk janë këtu.

Nga ana tjetër vlen të përmendet edhe teknologjia e vendosur në dispozicion për këtë regjistrim popullsie. Ky është census i parë që ka në dispozicion këto mjete. Para këtij nuk ka qenë teknologjia në këtë nivel. Po ashtu edhe INSTAT nuk e ka pasur këtë eksperiencë të përgjithshme. Tani është sepse kanë kaluar disa vite më shumë”- tha Rama.

I ndalur tek minoritetet në Shqipëri, kryeministri u shpreh krenar për mënyrën që vendi ynë i trajton grupet minoritare, duke theksuar se ne kemi krijuar një legjislacion optimal në ndihmë të këtyre komuniteteve.

Unë jam shumë krenar për shumë gjëra në Shqipëri, por jam më shumë krenar për legjislacionin për minoritetet. Ne e kemi bërë legjislacionin optimal pa na e kërkuar kush. Jam shumë krenar se si Shqipëria i ka integruar minoritetet. Edhe nëse ka probleme për një apo disa komunitete janë probleme të tilla sikurse në komunitetet shqiptare. Nuk ka një minoritar të vetëm që të thotë që unë kam një problem që vjen për faktin se jam me etni ndryshe.

E dimë që ka shumë për të përmirësuar, por jemi në një pozitë që mund ta theksojmë se leksione për minorirtetet Shqipërisë nuk i jep dot askush”- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat