Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, Soreca: BE 4.8 milionë euro grante për INSTAT

Shqipëria

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, Soreca: BE 4.8 milionë euro grante për INSTAT

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 11:13
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, Soreca: BE 4.8 milionë euro grante për INSTAT

I ngarkuari me punë i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca tha se për realizimin e censit janë dhënë nga BE 4.8 milionë grante për INSTAT.

Soreca: Është një nder dhe privilegj për mua të rikthehem në Shqipëri. BE ka marrë hapa thelbësore, ne kemi mobilizuar 4.8 mln euro në grante për INSTAT, me ndihmën e Suedisë, Zvicrës dhe familja e OKB, fondi, duhet t’i falënderojmë për koordinimin. Të themi që mësimet e nxjerra nga censi i mëparshëm kanë shërbyer si mësime për INSTAT për të përfshirë sa më mirë pakicat etnike dhe grupet e tjera kjo ka sjellë në përputhje me standardet e BE, INSTAT dhe bashkive shumë energji për muajt që vijnë, për të gjithë njerëzit që kanë marrë rolin e koordinatorëve mbikëqyrësve. Shqipëria ka bërë shumë rrugë për të siguruar vlefshmërinë, mund të jetë një shtysë e mëtejshme në përpjekje për t’u integruar në BE.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë. Në mënyrë të ngjashme, Censi i banesave ofron  numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave.

Censi i Popullsisë dhe Banesave do të nisë më 18 shtator 2023 dhe Puna në terren do të zgjasë gjashtë javë.

Risitë e Censit 2023 janë:

Përdorimi i pajisjeve elektronike tablet,  të cilat do të zëvendësojnë pyetësorët letër për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren:

Modernizimi i Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) – mbledhja, monitorimi, analiza dhe shpërndarja e të dhënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat