Dëmet në pallatin që u dogj në Tiranë, policia ndalon banorët të shkojnë në banesa

Shqipëria

Dëmet në pallatin që u dogj në Tiranë, policia ndalon banorët të shkojnë në banesa

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 11:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pallat 10-katësh në zonën e 21 Dhjetorit u përfshi nga zjarri të enjten, duke pësuar dëme të konsiderueshme në disa kate të tij.

Euronews Albania e ka përcjell situatën në pallat një ditë pas rënies së zjarrit.

Policia ka vendosur një perimetër sigurie dhe nuk i lejon banorët që të futen brenda.

“Ende nuk është përcaktuar shkaku i këtij zjarri, është thënë që ka filluar në katin e dytë të pallatit, për të vazhduar nëpërmjet kordonit të brendshëm në katin e fundit, ku ka marrë flakë veranda e apartamentit i cili u shkatërrua plotësisht.

Në pallatin 10 katësh, 9 janë banim, janë djegur totalisht 3 hyrje të këtij pallati, ndërsa ka dëme të konsiderueshme në katër katet fundore të tij. Nuk është përfshirë pjesa tjetër e pallatit ngjitur, janë të lidhur me njëri tjetrin me një urë, por pallati tjetër nuk është përfshirë nga flakët.

Për arsye sigurie nuk janë lejuar banorët e pallatit që të futen brenda. Para pak minutash disa kanë tentuar që të futen për të parë se çfarë është dëmtuar në apartamentet e tyre por janë përballur me policinë, e cila nuk i ka lejuar që të futen”, njoftoi gazetarja e Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat