“Tempulli”/ Pas hekurave për drogë, nis në Gjykatën e Tiranës verifikimi i masës për 61 të arrestuar

Shqipëria

“Tempulli”/ Pas hekurave për drogë, nis në Gjykatën e Tiranës verifikimi i masës për 61 të arrestuar

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Në gjykatën e Tiranës ka nisur verifikimi i masës për 61 personat e tjerë të arrestuar nga operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”.

Për ta, më herët ishte caktuar burg në mungesë për 58 persona dhe për 3 të tjerë masë më e butë sigurie.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se masë më e butë është dhënë për 2 gra dhe një të moshuar.

Për dy gratë u caktua masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’, si dhe për 71-vjeçarin ‘arrest shtëpie’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat